Sport

Muriqi rikthehet të stërvitet me Lazion, por e ardhmja e tij është në pikëpyetje

18 Dhjetor 2020, 15:13 Nga DOSJA
Muriqi rikthehet të stërvitet me Lazion, por e ardhmja e tij

ROMË-Vedat Muriqi rikthehet të stërvitet me skuadrën e Lazios, por e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje. Sulmuesi nuk ka luajtur që nga 24 nëntori. Që kur ka mbërritur në Romë, sulmuesi kosovar ka zhvilluar gjithsej 8 paraqitje midis kampionatit dhe Champions-it; ose vetëm 293 minuta lojë. Zërat nga Turqia flasin për përfshirjen e Galatasaray në merkaton e janarit. Klubi i Stambollit po mendon të marrë Muriqin në rast të largimit të Falcaos.

Sidoqoftë, agjenti i kosovarit, duke folur për “Hurriyet”, i mohoi zëra të tillë të merkatos. “Vedat nuk ishte në gjendje të kryente përgatitjen e verës me Lazio për shkak të një dëmtimi. Pastaj kishte Covid-19. Pritshmëritë për të janë të mëdha te Lazio. Thashethemet në lidhje me Galatasaray nuk janë absolutisht të vërteta. Pas një paraqitjeje të dobët, ai u ul në stol”, – thotë Haluk Canatar. Igli Tare beson fort te Vedati. Ai e zgjodhi atë për sulmin bardhekaltër, pagoi pothuajse 20 milionë euro.

Pra, do të ishte e paimagjinueshme që një investim i tillë të hidhej poshtë për 6 muaj, që Muriqi të largohet në janar. Ai është përsëri në dispozicion të Inzaghi. Tashmë, ndaj Napolit mund të ketë disa minuta për të rifituar ndjenjën me topin dhe shokët e skuadrës.” Përfundon agjenti i lojtarit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio muriqi lazio muriqi

Sondazh

Poll