Sport

“Shqiptar m****”, Federata dënon me 4 muaj, trajnerin italian që shau futbollistin…

18 Dhjetor 2020, 16:26 Nga DOSJA
“Shqiptar m****”, Federata dënon me 4 muaj, trajnerin italian

ITALI – Trajneri Luka Tico i skuadrës San Xhiorxhio Sediko, që militon në kampionatin inferior Seria D, gjatë ndeshjes të mërkurën e kaluar ndaj Adrieses, u ndëshkua me karton të kuq, pasi gjyqtari kryesor ishte sinjalizuar nga vijërojtësi se kishte dëgjuar një fyerje nga pankina.

Dje është mësuar, se bashkë me dënimin respektiv për kartonin e kuq, trajnerit në fjalë Luka Tico, i ka ardhur edhe një dënim katërmujor nga Disiplina italiane, për frazën fyese “shqiptar m****”, që ai kishte thënë kundër lojtarit kundërshtar, Grasjan Aliu të skuadrës së Adrieses.

Masa ndëshkuese është përshëndetur nga skuadra e futbollistit shqiptar, pasi fjalët dhe sjellja e trajnerit Tico, është cilësuar e papranueshme për një teknik, i cili fyen lojtarët qofshin ata edhe kundërshtarë për shkak të kombësisë së tyre.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fyhet shqiptari ne itali seria d fyhet shqiptari ne itali seria d

Sondazh

Poll