Bota

Hysni Gucati del para tribunalit të Hagës: Jam plotësisht i pafajshëm   

18 Dhjetor 2020, 13:41 Nga DOSJA
Hysni Gucati del para tribunalit të Hagës: Jam plotësisht i

BRUKSEL- Ish-Kreu i UÇK-së, Hysni Gucati ka dalë sot para tribunalit të Gjykatës së Hagës. Kjo është seanca e parë e Gucatit para Hagës. Në lidhje me akuzat që i janë lexuar nga Gjykatësi, ai i mohoi ato dhe u shpreh i është plotësisht i pafajshëm. Në fjalën e tij para trupit gjykues Gucati deklaroi se ushtarët e UÇK-së nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë mbrojtur shtëpinë dhe atdheun e tyre. Gucati më pas tregoi një ngjarje të luftës ku u plagos nga ushtarët serb. Më tej ai tha se ata nuk e kanë pushtuar Serbinë në luftë po e kundërta. Në fund Gucati deklaroi se UÇK-ja do të vazhdojë misionin e saj, atë të mbrojtjes së vlerave të kombit shqiptar.

“I nderuar gjykatës në të gjitha pikat që u lexuan deri tash e ndjeh vetën të pafajshëm dhe plotësisht i pafajshëm. Kemi mbrojtur pragun e shtëpisë dhe atdheun tonë dhe si pasojë unë jam plagosur më 3 qershor 1999 dhe sot jam invalid i luftës së UÇK-së. Ne nuk e kemi pushtuar Serbinë, Ne jemi të pafajshëm – unë kam të drejtën e lirisë dhe të shprehjes që në mënyrë të ligjshme t’i mbrojë vlerat e kombit shqiptar dhe të UÇK-së dhe do të vazhdojë t’i mbrojë këto vlera deri në fund,” ka thënë ai.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan më 25 shtator, si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës. Më pas ata u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Pas konfirmimit të aktakuzës tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre. Dje u mbajt senaca për katër ish-zyrtarët e Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli. Seanca u zhvillua me përplasje mes avokatëve dhe prokurorisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hysni gucati kosova ne hage hysni gucati kosova ne hage

Sondazh

Poll