Bota

Covid në Zvicër/ Ndryshohet lisa e hyrje-daljes, Maqedonia e Veriut i hiqet listës, shtohen disa të tjera 

18 Dhjetor 2020, 12:24 Nga DOSJA
Covid në Zvicër/ Ndryshohet lisa e hyrje-daljes, Maqedonia e Veriut i

ZVICRA- Zvicra ka ndryshuar ditën e sotme listën e vendeve që nuk rekomandohen për tu vizituar nga qytetarët. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cila shkruajnë se disa nga vendet që kanë qenë në listë do të hiqen. Sipas autoriteteve nga lista pritet të hiqen Jordania, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia dhe Hungaria. Gjithashtu nga kjo listë do të dalin edhe disa nga rajonet e vendeve fqinjë që kanë qenë më parë si territori francez përtej detit Polinezia Franceze, rajoni italian Emilia-Romagna si dhe  landet federale austriake Kärnten, Austria e Epërme, Salzburgu dhe Steier.

Ndërkohë që disa nga vendet e tjera që janë hedhur për diskutim në mënyrë që t’i shtohen listës janë Belize, Suedia, Saksonia dhe Turqia. Këto ndryshimë në listën e vendeve me të sigurta për të udhëtuar pritet që të ndodhin në 28 dhjetor, ndërsa për vendet që do të dalin nga lista do të ndodhin ditën e nesërme

Të gjithë udhëtarët dhe njerëzit që shkojnë për udhëtime në vendet që janë pjesë e listës zviceriane do të karantinohen 10 ditë në mënyrë që mos përhapin Covid-19 nëse janë mbartës të tij.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid ne zicer covid ne zicer

Sondazh

Poll