Bota

Nënpresidenti Pence vaksinohet publikisht: Unë nuk ndjeva asgjë

18 Dhjetor 2020, 13:34 Nga DOSJA
Nënpresidenti Pence vaksinohet publikisht: Unë nuk ndjeva asgjë

SHBA- NënPresidenti në detyrë i SHBA-së Mike Pence dhe zonja e dytë Karen Pence kanë marrë vaksinën anti-Covid publikisht ditën e sotme. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se e gjithë ngjarja ka ndodhur  drejtpërdrejt në televizor. Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme në SHBA sot së bashku me aprovimin nga FDA e vaksinës së Modernë-s. Në lidhje me vaksinën pas marrjes së dozës së parë Pence ka thënë se nuk ndjeu asgjë.

“Unë nuk ndjeva asgjë. Te lumtë. Ne e vlerësojmë shumë shërbimin tuaj ndaj vendit”, iu drejtua ai mjekut që i bëri vaksinën.

Ditën e djeshme u mbajtë një takim nga FDA-ja në lidhje me vaksinën anti-Covid të Modernas. Sipas ekspertëve të FDA-së, vaksina anti-Covid e Modernas është e sigurtë dhe efektive. Ndërkohë që vaksinën publikisht pritet që ta marrë edhe Presidenti i zgjedhur Joe Biden. Ai e ka deklaruar vetë këtë gjë në një intervistë për mediat ku ka thënë se do të vaksinohet publikisht për të ndërgjegjësuar popullin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mike pence vaksinohet mike pence mike pence vaksinohet mike pence

Sondazh

Poll