Aktualitet

“Do të vras, do të heq qafe”/ Zbërthehet Polovina, personi që vrau pronarin e stallës së derrave tregon SMS-të me vik

18 Dhjetor 2020, 10:55 Nga DOSJA
“Do të vras, do të heq qafe”/ Zbërthehet Polovina,

BERAT– Vangjel Polovina, personi që ekzekutoi pronarin e stallës së derrave ka rrëfyer fije e për pe konfliktet që kishte me viktimën, Ajet Guneli. Polovina ka treguar se deklarimet se i kishte para borxh Gunelit është e vërtetë, pasi disa muaj qiraje të vitit 2020 nuk ia kishte dhënë. Ai shton se vetëm dy ditë para krimit të rëndë, ia kishte shlyer borxhin pronarit të stallës së derrave me 46 kilogramë mish derri, që korrespondonin me të njëjtën vlerë monetare të borxhit që i kishte ai Gunelit.

Por pavarësisht shlyerjes, Polovina deklaron se kërcënohej dhe ofendohej vazhdimisht nga qiramarrësi. Ai ka treguar edhe mesazhet me Gunelin ku ky i fundit i shkruante: do të vras, do të heq qafe!

“Unë i kisha marrë me qira Ajetit një stallë derrash në fshatin Perondi, ku edhe jetoj. Deri në vitin 2019 i kisha paguar rregullisht të gjitha detyrimet e qirasë, dritave dhe ujit të kësaj godine. Në vitin 2020 isha vonuar në disa muaj pagesash dhe kur erdhi Ajeti nga Aglia disa javë më parë më kërkoi të takoheshim. U takuam dhe pasi i thashë që nuk kisha lekë gjendje për ta paguar, ramë dakord që borxhin në lekë ta likujdoja me mish derri. Dy ditë para vrasjes, i kam dhënë Ajetit 46 kg mish, që korrespondonin në vlerë lekësh me borxhin që i kisha mbetur për 2 muaj e gjysëm qira. Unë mendova se u likujduar por Ajeti më mori në telefon një ditë më vonë, dmth natën para vrasjes. Unë nuk e kisha ndjerë telefonin dhe kur u zgjova në mëngjes e pashë që më kishte telefonuar dhe e mora mbrapsht. Sapo ma hapi telefonin, pa më lënë as ta përshëndes më ka sharë dhe më tha; “do të vras, do të heq qafe”. Në këtë moment,kam hipur në mjetin tim furgon dhe në sedilen e pasagjerit vendosa kallashnikovin. Vajta tek lokali ku ai pinte kafen dhe pa zbritur nga makina i thirra për t’u afruar. Ajeti, sapo më pa, më erdhi drejt me vrap duke më sharë dhe me një karrige në dorë për të më qëlluar, pa e ditur se unë kisha armë me vete. Në këtë moment, kam dalë jashtë me armën në dorë dhe kam qëlluar një herë në ajër për t’u shpërndarë personat e tjerë që ndodheshin në lokal. Ajeti filloi të bridhte me vrap dhe u rrëzua në tokë. Aty kam filluar të gjuaj me breshëri në drejtim të tij dhe pasi shkreha 1 karikator të tërë kallashnikovi dhe më pas u largova me furgon nga vendngjarja,”- ka thënë në deklaratën e tij në polici, autori i krimit, 41-vjeçari Vangjel Polovina.

Ndërkohë trupi i 37-vjeçarit ndodhet ende në morg dhe pret që të kthehet vëllezërit e tij nga Greqia për ta tërhequr. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet pronari i stalles se derrave vritet ajet guneli ekzekutohet pronari i stalles se derrave vritet ajet guneli

Sondazh

Poll