Aktualitet

I gjithë Durrësi para derës! Rihapja e aplikimeve për të dëmtuarit nga tërmeti mbledh qytetarët te zyrat e pushtetit ven

18 Dhjetor 2020, 08:40 Nga DOSJA
I gjithë Durrësi para derës! Rihapja e aplikimeve për

DURRËS– Këto janë pamjet që vijnë nga zyrat e Pushtetit Vendor në Durrës, aty ku të gjithë qytetarët e qytetit bregdetar kanë shkuar për të aplikuar për kompensimin monetar që marrin nga shteti për banesat e dëmtuara nga tërmeti.


Por, këto pamje janë vërtet të frikshme, në një kohë pandemie që po jetojmë. Qytetarët, me zero distancë sociale po rrezikojnë njëri-tjetrin në këtë mënyrë. Një nga qytetarët shprehet për FaxNews se është i rraskapitur nga pritja pasi ka shkuar që në orën 05:00 të mëngjesit.

“Kam ardhur në orën 5 të mëngjesit po rrimë këtu kot me kot dhe nuk kemi asnjë shpresë se çfarë do të bëhet. Në orën policore kam ardh, nga halli,”- tha ai.


Pushteti vendor në Durrës ka rihapur mbrëmjen e kaluar pa ndonjë njoftim zyrtar aplikimet. Të gjithë qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti  i 26-nëntorit 2019 dhe janë klasifikuar si të dëmtuara me pasoja të lehta dhe të mesme (DS1, DS2 dhe DS3), duhet të paraqiten para zyrave për të aplikuar. Por kjo gjë, siç edhe shihet ka sjellë dyndje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres dyndje tek prefektura ne durres durres dyndje tek prefektura ne durres

Sondazh

Poll