Aktualitet

Me dokumente italiane të falsifikuara, qytetari nga Kukësi ‘suprizohet’ nga policia në banesë dhe vihet në pranga

18 Dhjetor 2020, 08:47 Nga DOSJA
Me dokumente italiane të falsifikuara, qytetari nga Kukësi

KUKËS– Një 42-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për falsifikim të dokumentave. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 42-vjeçarit me inicialet K.A., i janë gjetur në banesë dy dokumente identifikimi italiane me gjeneralitetet dhe fotografinë e tij, të falsifikuara.

Për këtë arsye ai është vënë në pranga dhe akuzohet për veprat penale: “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. 

Njoftimi i plotë: Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 42 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesë iu gjetën dhe sekuestruan dy dokumente identifikimi italiane me gjeneralitetet dhe fotografinë e tij, të dyshuara të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës do të vijojë punën për goditjen e paligjshmërisë, ndaj fton qytetarët e qarkut për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në nr. 129, në aplikacionin “Komisariati Dixhital” ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e profesional.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 42 vjecari ne kukes kukes arrestohet 42 vjecari ne kukes kukes

Sondazh

Poll