Aktualitet

Vodhën furgonin e parkuar në Shëngjin, të rinjtë arrestohen pak minuta më pas nga policia

18 Dhjetor 2020, 09:10 Nga DOSJA
Vodhën furgonin e parkuar në Shëngjin, të rinjtë

LEZHË– Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një furgon të parkuar në kryqëzimin e Shëngjinit.

Në prangat e organeve ligjzbatuese kanë rënë shtetasit E. J., 19 vjeç dhe A. G., 17 vjeç, të cilët u ndaluan në flagrancë në vendin e quajtur “Kune”, Shëngjin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policise:

Vodhën një mjet furgon, falë reagimit në kohë të Policisë arrestohen në flagrancë autorët.Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi A. D. se në stacionin në kryqëzimin e Shëngjinit i kishin vjedhur mjetin tip furgon që e kishte lënë të parkuar, menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit Lezhë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjetit.Falë punës së mirorganizuar, Policia ka bërë të mundur që brenda një kohë të shkurtër të identifikojë dhe të arrestojnë në flagrancë dy autorët, si dhe të bllokojë automjetin e vjedhur.Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë, në vendin e quajtur “Kune”, Shëngjin, shtetasit:-E. J., 19 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin dhe A. G., 17 vjeç, banues në Lezhë.Pas verifikimit të dokumentacionit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se të dy këta shtetas drejtonin mjetin pa leje drejtimi.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vodhen furgonin e policise vodhen furgonin e policise

Sondazh

Poll