Aktualitet

Operacioni antidrogë në Vlorë, lihen të lirë katër efektivët e policisë, jepet masa e rivlerësimit për të dënuarit e

18 Dhjetor 2020, 10:00 Nga DOSJA
Operacioni antidrogë në Vlorë, lihen të lirë katër

VLORË– Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës u mbajt seanca e rradhës për të arrestuarit e operacionit antidrogë.

Për t’u njohur me masën e sigurisë sot u thirrën 5 efektivë të policisë, një i mitur dhe tre persona të tjerë që janë nën hetim. Gjyqtarja Elona Mihali deklaroi në nisje të seacnës se grupet do të ndahen nga tre persona, ndërsa shpallja e vendimit do të bëhej bashkarisht për të gjithë.

Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për 4 punonjësit e policisë: Arjan Tase, Artur Veshaj, Ilir Kadena, Alem Llanaj. Kjo ka qenë edhe kërkesa e prokurorit, që ata të lihen të lirë. Tashmë janë katër kryetarë fshatrash që do të mësojnë për masën e rivlerësimit të arrestit. Edhe për këta prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje.

Masa “arrest me burg” është dhënë për 27 prej tyre, kurse 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”. Në “arrest shtëpie” është lënë Ismet Hyseni i cili ka shfaqur shenja të COVID në seancë si dhe 4 të tjerë që janë shpallur në kërkim. Në këtë seancë është dhënë masa e sigurisë edhe për një efektiv policie.

Më 14 dhjetor policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave. Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë. Mes të arrestuarve ka policë, kryepleq fshatrash si dhe drejtues e efektivë të policisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni antidroge ne vlore aksioni antidroge ne vlore

Sondazh

Poll