Aktualitet

Protesta për Klodian Rashën/ Lirohen dy të arrestuarit në Durrës, jepet masa për dy të tjerët

18 Dhjetor 2020, 08:32 Nga DOSJA
Protesta për Klodian Rashën/ Lirohen dy të arrestuarit në

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë dy protestues.

Të lirë janë lënë Artion Bajraman dhe Shyqon Metollari, të cilët u arrestuan pak ditë më parë gjatë protestave të zhvilluara pas vrasjes së Klodian Rashës.

Avokatja u shpreh se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm ndaj u vendos dhe lirimi i menjëhershëm i tyre.


“Gjykata konstatoi me kërkesën tonë pasi shqyrtoi provat se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm, sepse ato nuk janë organizatorë të tubimit, kanë integritet moral dhe qytetar dhe në këto kushte arrestimi u konsiderua i paligjshëm dhe nga gjykata u vendos lirimi i menjëhershëm i tyre dhe mos marrja e asnjë mase tjetër sigurie.”- tha avokatja.

Ndërkohë ende pritet të jepet masa e sigurisë për dy të tjerë që po ashtu ishin pjesë e protestës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne durres protesta ne durres

Sondazh

Poll