U vra me 20 plumba kallashnikovi nga qiradhënësi, trupi i Ajet Gunelit pret vëllezërit që ta tërheqin, Polovina: Më kërc
18 Dhjetor 2020, 10:09Nga DOSJA
BERAT– Trupi i Ajet Gunelit është ende në morg. Dosja.al ka mësuar se sot se ekspertiza ligjore e këtij krimi ka zbuluar se në vendngjarje janë gjetur 27 gëzhoja të së njëjtës armë kallashnikov, që është edhe arma e krimit. Nga këto, Guneli mori një plumb në qafë, 2 plumba në bark dhe 17 plumba në gjymtyrët e poshtëm të cilët e lanë të vdekur në vend. Por, edhe pse autopsia mjeko-ligjore mbi trupin e viktimës ka përfunduar rreth orës 14:00 të ditësh së djeshme, trupi ndodhet ende në morgun e Beratit. 37-vjeçari i pajetë pret që të kthehen vëllezërit që ka në Greqi për t’i tërhequr trupin.
Nga ana tjetër Dosja.al ka sjellë edhe foton e viktimës. Nga qelia ku ndodhet, autori i krimit, Vangjel Polovina ka treguar se deklarimet se i kishte para borxh Gunelit është e vërtetë, pasi disa muaj qiraje të vitit 2020 nuk ia kishte dhënë. Ai shton se vetëm dy ditë para krimit të rëndë, ia kishte shlyer borxhin pronarit të stallës së derrave me 46 kilogramë mish derri, që korrespondonin me të njëjtën vlerë monetare të borxhit që i kishte ai Gunelit. Por pavarësisht shlyerjes, Polovina deklaron se kërcënohej dhe ofendohej vazhdimisht nga qiramarrësi. Ai ka treguar edhe mesazhet me Gunelin ku ky i fundit i shkruante: do të vras, do të heq qafe!
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme. Vangjel Polovina, i cili kishte marrë me qira stallën e derrave të Gunelit e ekzekutoi qiramarrësin e tij. Ai shkoi në lokalin ku 37-vjeçari po pinte kafe dhe e vrau.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Elona, ish-e dashura e Taulant Pashos, djalit të çiftit shqiptar që u gjetën të vrarë dhe të copëtuar në valixhe, ka folur për herë të parë, tre d...
VLORË– Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës u mbajt seanca e rradhës për të arrestuarit e operacionit antidrogë.Për t’u njohur me masën e sigurisë sot ...
LEZHË– Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një furgon të parkuar në kryqëzimin e Shëngjini...
TIRANË– Genc Sejko i konsideruar në rrjetet sociale si “njeriu i memeve” tha në emisionin “As pro, as kundër” në ABC se protestat për vrasjen e Klodi...
DURRËS– Këto janë pamjet që vijnë nga zyrat e Pushtetit Vendor në Durrës, aty ku të gjithë qytetarët e qytetit bregdetar kanë shkuar për të aplikuar për ko...
DURRËS– Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë dy protestues.Të lirë janë lënë Artion Bajraman dhe Shyqon Metollari, të cilët u arrestuan pak ditë më parë gjat...
LEZHË– Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Lezhës pasi akuzohen për falsifikim të pasaportave, kartave të identitetit dhe patentave.Në kudër të op...
JANINË– Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Mësohet se Dritan.S 30 vj...