Politike

Ka foto dhe video/ Deputeti i PS-së tregon emrat: Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçi kanë organizuar protestat për vrasjen

17 Dhjetor 2020, 21:21 Nga DOSJA
Ka foto dhe video/ Deputeti i PS-së tregon emrat: Përparim Spahiu dhe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti ka akuzuar dy ish-deputetët e LSI-së Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçin, pasi sipas këto të dy janë organizatorë të protestave që u zhvilluan për 7 ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës. Ai është shprehur se ka foto dhe video të këtyre përfaqësuesve të LSI në protestë dhe është e provuar që janë ata organizatorët.

“Humbësi i madh në këtë histori është prishja e qetësisë së shqiptarëve. Qëndrimi i kryeministrit Rama ka qenë korrekt. Është e provuar që organizatorët kanë qenë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare. Kemi foto të këtyre të përfaqësuesve të këtyre partive në protestat e ditëve të fundit.  Ka foto dhe video të ish-deputetëve të LSI-së, Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçi të cilët kanë qenë organizatorë në protestat e fundit. Situata është shumë e thjeshtë. Kemi patur një incident që ndodhi nga një punonjës i policisë së shtetit, i cili është nën hetim”, tha Shameti. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adnor shameti adnor shameti

Sondazh

Poll