Bota

Turqia injoron sanksionet amerikane dhe kushtëzon Biden-in: Dorëzo Gulenin!

17 Dhjetor 2020, 21:59 Nga DOSJA
Turqia injoron sanksionet amerikane dhe kushtëzon Biden-in: Dorëzo

TURQI- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlur Cavusoglu, ka thënë një intervistë se Turqia nuk mund t’i nënshtrohet të ashtuquajturave sanksione CAATSA sepse ajo siguroi S-400 përpara se të miratohej ligji, duke shtuar se vendimi ishte një sulm ndaj të drejtave sovrane të Turqisë. Gjithashtu, sipas tij vendi do të marrë masa reciproke.

“Turqia nuk do të heqë dorë nga sistemet anti-raketore S-400 të Rusisë dhe do të marrë masa reciproke pasi të vlerësojë sanksionet e SHBA-së të vendosura mbi prokurimin. Nuk është në përputhje me ligjin dhe diplomacinë ndërkombëtare, politikisht dhe ligjërisht është një vendim i gabuar,”- tha Çavusoglu, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara mund të kishin zgjidhur mosmarrëveshjen me “mendjen e shëndoshë” nëse do të kishin bashkëpunuar me Turqinë dhe NATO.

Gjithashtu, i pyetur në nëse marrëdhëniet mund të normalizoheshin gjatë mandatit të Biden, Cavusoglu tha se kjo varet nga përmbushja e pritshmërive të Uashingtonit nga Turqia mbi politikën siriane dhe ekstradimi i një imami me bazë në SHBA (Fethullah Gulen), të cilin Turqia e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grusht shteti në 2016.

“Nëse Shtetet e Bashkuara mendojnë strategjikisht, ata me të vërtetë kanë nevojë për Turqinë. Ata e thonë këtë, por duhet të bëjnë atë që është e nevojshme për këtë,” tha kreu i diplomacisë turke.

Shtetet e Bashkuara të hënën vendosën sanksione kundër Administratës së Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë (SSB), udhëheqësit të saj Ismail Demir dhe tre punonjësve të tjerë, mbi blerjen e S-400.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mevlüt çavuşoğlu mevlüt çavuşoğlu

Sondazh

Poll