Bota

Detaje të reja në lidhje me shqiptarin në Gjermani që vrau gruan dhe vajzën/ Kurseu vajzën e vogël, telefonoi një të af

17 Dhjetor 2020, 20:33 Nga DOSJA
Detaje të reja në lidhje me shqiptarin në Gjermani që vrau

GJERMANI-Detaje të reja janë publikuar në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Gjermanisë, ku një burrë 51 vjeç, i identifikuar si Asami. S, vrau gruan e tij 46 vjeçe dhe vajzën 17 vjeçe. Më pas ai qëlloi për vdekje edhe veten. Sipas BILD, babai mendohet se me vetëdije kurseu vajzën e tij të vogël 14 vjeçe, e cila gjithashtu ishte në shtëpi në momentin tragjik.

Ndërkohë, ai e kishte kërcënuar për vdekje dhe 14-vjeçaren por nuk arriti ta çonte deri në fund kërcënimin e tij. Po ashtu nga familja ka shpëtuar edhe vajza e madhe, 21 vjeç, e cila jetonte jashtë vendit.

Gjithashtu, duke iu referuar deklaratave të fqinjëve dhe autoriteteve policore, është bërë e ditur se 51-vjeçari, pasi ka vrarë gruan dhe vajzën e tijka folur me një të afërm ku i ka thënë se i ka bërë diçka të keqe familjes së tij. Pas telefonatës, i afërmi ka lajmëruar menjëherë Policinë, por oficerët ata nuk arritën në kohë. Ndërkohë, Policia i ka thënë gazetës Bild, se gruaja Elfete S. donte të ndahej me burrin e saj. Para aktit, çifti jetonte i ndarë dhe 51-vjeçari ishte vendosur në bodrumin e shtëpisë.

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e sotme nga mediat gjermane, ku 51-vjeçari vrau gruan e tij 46-vjeçare dhe vajzën e tij 17-vjeçare. Pasi ka vrarë gruan dhe vajzën, ai ka varur veten me një litar në verandën e shtëpisë. E vetmja që ka shpëtuar është vajza tjetër e çiftit, një 14-vjeçare, e cila ishte mbyllur në dhomë tjetër në momentin e krimit. Ajo është nën kujdesin e mjekëve dhe psikologëve.

(ka/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni burri vret gruan dhe vajzen burri vret gruan dhe vajzen

Sondazh

Poll