Bota

Infektimi i Macron sjell panik liderëve botërorë! Edhe Mitsotakis në merak, bën menjëherë tamponin, del negativ

17 Dhjetor 2020, 18:32 Nga DOSJA
Infektimi i Macron sjell panik liderëve botërorë! Edhe Mitsotakis

ATHINË– Infektimi me koronavirusi i presidentit francës, Emmanuel Macron ka futur në izolim edhe disa politikanë të tjerë. Por ky nuk është rasti i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Ky i fundit iu nënshtrua testimit pas njoftimeve të presidencës franceze se Macron ishte infektuar nga COVID-19, megjithatë përgjigjia i doli negative.

Siç e ka njoftuar publikisht, Mitsotakis i nënshtrohet një testi për koronavirusin çdo dy ditë për të siguruar shëndetin e tij. Por testimi i sotëm ishte jashtë radhës, pasi kreu i qeverisë greke e takoi pak ditë më parë Macron.

Shefi i shtetit frances, 42-vjeçari Macron do të qëndrojë në izolim për shtatë ditë dhe më pas do të ritestohet. Deri më tani gjendja e tij shëndetësore është mësuar se është e mirë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni emmanuel marcon me covid kyriakos mitsotakis emmanuel marcon me covid kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll