Bota

“Picasso i vogël”/ Historia e djalit që u braktisë nga familja për shkak se konsiderohej “i mallkuar”

17 Dhjetor 2020, 20:06 Nga DOSJA
“Picasso i vogël”/ Historia e djalit që u braktisë

DANIMARKË-Një fëmijë i braktisur nga prindërit e tij prej bestytnive se ishte “i mallkuar” ka pësuar një transformim rrënjësor pasi u shpëtua nga një aktiviste nga Danimarka. Djali i vogël është quajtur Hope që përkthehet shpresë.

Në pamjet e publikuara 5 vite më parë në rrugët e Eket, në Nigeri, tregohej pamja e djalit në gjendje të mjerueshme, ndërsa tani çdo gjë ka ndryshuar. Aktivistja që e shpëtojë në vitin 2016-të Anja Ringgren Lovén  ka treguar se ai ishte i kequshqyer dhe kishte qëndruar në spital për dy javë, por tashmë ai është i shëndetshëm, shkon në shkollë dhe është shumë i talentuar.

Hope ishte në një gjende të mjerueshme kur e shpëtuam. Ai ishte i kequshqyer dhe kishte disa sëmundje. Dy javët e para qëndroi në spital në gjendje të rëndë. Nuk e dinim nëse do të mbijetonte apo jo. Hope është shumë i shëndetshëm dhe i pëlqen të shkojë në shkollë. Ai është shumë inteligjent dhe pasioni i tij është arti. Është jashtëzakonisht i talentuar në art dhe madje shumë nga pikturat e tij janë shitur. Ne e quajmë Picasso-n tonë të vogël“, u shpreh ajo.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anja ringgren lovén hope anja ringgren lovén hope

Sondazh

Poll