Bota

Gjykata Kushtetuese ndërpret procesin ndaj Hashim Thaçin që ishte ngritur nga Vetëvendosje

17 Dhjetor 2020, 20:44 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese ndërpret procesin ndaj Hashim Thaçin që

KOSOVË-Gjykata Kushtetuese ka ndërprerë procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për deklaratën e tij në fillim të pandemisë në muajin mars, ku ai ka thënë se qytetarët nuk ishin të obliguar të respektonin vendimin e Qeverisë Kurti për kufizim të lëvizjes. Arsyeja e ndërprerjes së këtij procesi është dorëheqja e Thaçit nga posti i presidentit.

Më 23 mars, pak orë pasi Qeveria Kurti kishte vendosur për masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, presidenti Thaçi përmes një konference të jashtëzakonshme ka thënë se vendimi ishte shkelje e Kushtetutës.

Gjithashtu, ai ka thënë se vendimi për kufizim të lirisë së lëvizjes mund të bëhej vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe sipas tij institucionet nuk duhet të zbatonin “vendimin antikushtetues”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kosove hashim thaci kosove

Sondazh

Poll