Bota

Vladimir Putin krahason ndarjen e Kosovës nga Serbia, me atë të Krimesë nga Rusia

17 Dhjetor 2020, 19:10 Nga DOSJA
Vladimir Putin krahason ndarjen e Kosovës nga Serbia, me atë të

RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin e ka krahasuar ndarjen e Kosovës nga Serbia, të njëjtë me rastin e  Krimes nga Rusia. Në një konferencë, Putin i është përgjigjur pyetjes së një gazetari britanik ku ka thënë se Krimea u bë pjesë e Rusisë si rezultat i referendumit, ndryshe nga Kosova. Gjithashtu, sipas tij perëndimi, e pranoj ndarjen e Kosovës, ndërsa për banorët e Krimes vendosën sanksione.

“Po, ne jemi të mirë, ndryshe nga ju (Perëndimi)”, u përgjigj Putini në pyetjen e një gazetari britanik.

Krimea është një gadishull në pjesën veriore të Detit të Zi dhe republikë autonome rusisht-folëse, në territorin e Ukrainës. Ajo u bë rajon ukrainas në vitin 1954, kur udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov transferoi juridiksionin e saj (Krimesë) nga Republika Sovejtike e Rusisë tek ajo e Ukrainës, një masë që atëherë ishte thjesht një formalitet brenda kufijve të Bashkimit Sovjetik. Por pas rënies së Bashkimit në vitin 1991, Krimea mbeti pjesë e Ukrainës së pavarur. Rusët etnikë përbëjnë 58 përqind të popullsisë së Krimesë, ndërsa ukrainasit përbëjnë 24 për qind. 

Ndërsa, Kosova, ka qenë pjesë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Ajo është vendi i fundit që e fitoi pavarësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta fitonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989–1999). Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 112 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vladimir putin vladimir putin

Sondazh

Poll