Bota

Greqia vendos masa të reja ndaj COVID-19, ‘shtrëngohet rripi’ në zonat me shumë të infektuar

17 Dhjetor 2020, 19:19 Nga DOSJA
Greqia vendos masa të reja ndaj COVID-19, ‘shtrëngohet

GREQI-Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, ditën e sotme ka njoftuar për vendosjen e masave të reja parandaluese për tre komunat e Atikës,  duke ndjekur sugjerimin e Komitetit të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Bëhet e ditur se masat janë vendosur konkretisht në komunat Aspropyrgos, Elefsina dhe Mandra, dhe do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme.

Masat

1-Ndalimi i lëvizjes nga ora 18:00 deri në 5 të mëngjesit, përveç punonjësve, të cilët do të lëvizin nga shtëpia në punë dhe anasjelltas, me leje nga punëdhënësi.

2-Ndalimi i blerjeve të mallrave online.

3-Mbyllja e parukerive, qendrave të kujdesit estetik dhe librarive.

4-Ndalimi i funksionimit të të gjitha llojeve të ceremonive kishtare të çdo doktrine, përveç funeraleve që do të bëhen vetëm me dhjetë persona.

5-Ndalimi i hyrjes në tempuj për lutje individuale dhe shërbime kishtare vetëm në prani të klerikëve.

6-Kontrolle masive të popullsisë me teste të shpejta.

7-Testimi çdo pesë ditë tek punonjësit në shtëpitë e të moshuarve.

8-Shpërndarja masive e maskave për të cilat kujdeset pushteti lokal.

9-Pezullimi i funksionimit të të gjithë tregjeve publike.

Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 128,710 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 3.948 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid-19 ne greqi greqi covid-19 ne greqi greqi

Sondazh

Poll