Sport

VIDEO/ “Shën” Handanovic, Inter i falet portierit dhe Lukakut për 3 pikëshin ndaj Napolit

16 Dhjetor 2020, 21:53 Nga DOSJA
VIDEO/ “Shën” Handanovic, Inter i falet portierit dhe Lukakut

MILANO– Inter fluturon, ndërsa Napoli ndalet në momentin më të mirë. Në javën e 12-të të Serie A dy skuadrat luajtën në “San Siro” me zikaltërit që fituan me shifrat 1-0. Një sukses që afron ekipin e Contes me kreun në -1 pas barazimit që mori Milan ndaj Genoas. Një pjesë e parë që nuk është se prodhoi shumë raste, një 45 minutësh më shumë taktik,ndërsa në të dytën, portieri i Interit Samir Handanovic u kthye në heroin e zikaltërve.

Slloveni ndali tre herë napolitanët,ndërkohë që në mundësinë e parë që Inter u afrua me portën kundërshtare, Ospina shkaktoi faull ndaj Darmian me gjyqtarin që vendosi për 11-m. Më të lehtë takimin ia bëri edhe Insigne, futbollisti i Napolit për protesta u ndëshkua me karton të kuq. Lukaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 71-të. Napoli tentoi edhe pse me 10 lojtarë, por gjetën një Handanovic në superformë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter napoli inter napoli

Sondazh

Poll