Sport

VIDEO/ Sezoni i tretë rradhazi, Juventus-Atalanta prodhojnë të njëjtin rezultat, zhgënjen Cristiano Ronaldo

16 Dhjetor 2020, 19:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Sezoni i tretë rradhazi, Juventus-Atalanta prodhojnë të

TORINO– Juventus-Atalanta përfundon në barazim me shifrat 1-1. Takimi i javës së 12-të ka lënë të kënaqur ekipin e Gasperinit që kthehet në Bergamo me 1 pikë. Bardhezinjtë ishin dominues në pjesën e parë, të cilën e mbyllën në epërsi të një goli të realizuar nga Federico Chiesa në minutën e 29-të.

Në pjesën e dytë Atalanta mori fushë dhe gjeti barazimin me anë të Freuler në minutën e 57-të. Ndërkohë që katër minuta më vonë, Ronaldo kishte mundësinë të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, por Gollini i kuptoi krahun portugezit.

Në minutat në vazhdim vijuan përpjekjet e të dyja skuadrave për të marrë fitoren, por nuk pati më ndryshim rezultati. Përfundimisht 1-1 në “Allianz Stadium”, rezultat që përligj atë që dhanë të dyja skuadrat në fushën e blertë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta juventus ronaldo atalanta juventus ronaldo

Sondazh

Poll