Aktualitet

Zbardhen EMRAT/ Ky është 44-vjeçari që ekzekutoi me armë zjarri pronarin e stallës së derrave, kush është viktima

17 Dhjetor 2020, 10:11 Nga DOSJA
Zbardhen EMRAT/ Ky është 44-vjeçari që ekzekutoi me

BERATDosja.al ka zbardhur protagonistët e vrasjes së Berat. Mësohet se autori i krimit është Vangjel Polovina, 44 vjeç, i cili ekzekutoi me armë zjarri pronarin e një stalle derrash që ia kishte marrë me qira. Ndërsa viktima është Ajet Guneli, 41 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në një lokal pranë liqenit të fshatit Gjoraj në Berat. Polovina ka shkuar në lokal dhe e ka qëlluar me armë zjarri Gunelin duke e lënë atë të vdekur.

44-vjeçari është vënë në pranga pak minuta pas krimit. Mësohet se shkaku i vrasjes, sipas dëshmisë që vetë autori ka dhënë në polici, kanë qenë ofendimet e shumta që ai merrte çdo ditë nga pronari i stallës. Ai pretendon se viktima e shante çdo ditë dhe së fundmi kishin edhe debate për qiranë e stallës së derrave, duke e çuar në këtë krim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet pronari i stalles se derrave vrasje ne berat vritet ajet guneli ekzekutohet pronari i stalles se derrave vrasje ne berat vritet ajet guneli

Sondazh

Poll