Sport

“Dëshiroj të shihemi përsëri”, kandidati për president i Barçës, Joan Laporta sfidon madrilenët dhe ngazëllen katal

16 Dhjetor 2020, 05:38 Nga DOSJA

SPANJE – Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili është kandidat për t’u kthyer në postin e mëparshëm, i ka befasuar tifozët e Real Madridit me vendosjen e një posteri të madh me nuance provokuese, vetëm disa qindra metra nga “Santiago Bernabeu”.

Laporta, i cili i ka udhëhequr “blaugranët” gjatë viteve 2003-2010, duke arritur suksese të lakmueshme. Ai është në garë me Viktor Font, si rivalin më të fortë për të zëvendësuar Josep Maria Bartomeun, në zgjedhjet presidenciale të klubit që do të mbahen në mars.

Por, mëngjesin e të martës, tifozët e Realit janë befasuar duke parë posterin e madh të portretit të tij, në një ndërtesë që ndodhet shumë pranë stadiumit të “los blancos”. “Dëshiroj të shihemi përsëri”, ishte mbishkrimi, të cilin Laporta e ka zgjedhur si moto.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona blaugrana ish-presidenti i barcelones joan laporta santiago bernabeu skuadra katalane barcelona blaugrana ish-presidenti i barcelones joan laporta santiago bernabeu skuadra katalane

Sondazh

Poll