Politike

BATUTAT/ “Ju nga Gjirokastra e njihni mirë rakinë e të tjerëve”, Rama thumbon Ahmetajn, ministri i mrekulluar nga ‘tek

16 Dhjetor 2020, 11:00 Nga DOSJA
BATUTAT/ “Ju nga Gjirokastra e njihni mirë rakinë e të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e shfytëzoi takimin që pati në Farkë me familjet ku dorëzoi çelësat e banesave të rindërtuara, për të bërë edhe batuta. I pranishëm me të ishte edhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Nga dokumentet e hipotekës, biseda rodhi tek rakia, me të cilën u pritën nga i zoti i shtëpisë, ku ministri ishte kurioz, nëse ishte raki bio, ndërsa Rama dha ‘meritën’ te fakti që Peqinasit nuk e kanë traditë nxjerrjen e rakisë.


BATUTAT NË FARKË:

Edi Rama: Se rakinë se pimë dot me maskë… po e heqim maskën. Këto dokumentet na ti (gruas), se me burrat s’dihet asnjëherë. Ulu atje (gruas), mbaji mirë. Shyqyr që kemi gratë.

Burri: I ka krijuar Zoti të dyja.
Arben Ahmetaj: E bën vetë rakinë mo se të pyeta dhe atko… e keni zakon nga zona?

Edi Rama: Peqini? Jo mo….

Kryefamiljari: Pse se kemi ne? Bëjmë ne, raki tajke…

Edi Rama: Shumë e mirë është, se unë se njoh dhe aq mirë… këta të Gjirokastrës e njohin mirë rakinë e të tjerëve, të se të tyren e ruajnë.

Arben Ahmetaj: Aty s’na mbin rrushi, na mbin guri

Edi Rama: Të tyren e ruajnë për ditë të këqija.

Arben Ahmetaj: E mbajmë poshtë tek qilari.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj edi rama arben ahmetaj edi rama

Sondazh

Poll