Politike

I ka dhënë Policisë frymë ushtarake, Lleshaj s’e pranon bën krahasimin EPIK: Po sikur të vijë një veteriner…?!

15 Dhjetor 2020, 21:24 Nga DOSJA
I ka dhënë Policisë frymë ushtarake, Lleshaj s’e

TIRANË-Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj u është përgjigjur komenteve ku thuhet se ai i ka dhënë  frymë ushtarake Policisë së Shtetit. I ftuar në emisionin “News24”, Lleshaj ka thënë se thënie e tillë është një  marrëzi që motërzohet me idiotësinë. Ndër të tjera ai ka thënë se ushtarakët janë qytetarë të barabartë të këtij vendi dhe sipas tij ata kanë të drejtë që të bëhen dhe ministra.

“Nëse ka një çështje për të cilën nuk gjen fjalë, është kjo akuzë e bërë nga disa persona, për të cilën nuk gjej asnjë definicion brenda etikës (Thënia që; ka futur frymën ushtarake në Policinë e Shtetit”. Më duket në kufijtë e marrëzisë si argument. Është marrëzi që motërzohet me idiotësinë. Pse?! Të thuhet se ministri paska bacgraund ushtarak dhe na kërcënoka, etj! Ushtarakët janë qytetarë të barabartë të këtij vendi. A kanë të drejtë ushtarakët të zgjidhen pasi të lënë uniformën, po! E kam bërë dy herë, pasi jam liruar dy herë. Ata kanë të drejtë të zgjidhen, ushtarakët, mund të bëhen dhe ministra, kryeministra, e presidente. Këta se militarizojnë qeverinë. Nëse vjen një veteriner në krye të Ministrisë së Brendshme çfarë natyre do i jap ministrisë së Brendshme?! Apo një doktor?! Do i trajtojë si pacientë, apo si viruse! Kushdo që të vijë në postin e ministrit të Brendshëm do të vijë nga një profesion i caktuar.”,- ka thënë ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll