Politike

Rama quan qenin ‘analist’: Ju lë dhe natën pa gjumë, keni komente dhe analiza

16 Dhjetor 2020, 10:43 Nga DOSJA
Rama quan qenin ‘analist’: Ju lë dhe natën pa gjumë,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka quajtur qenin e një familjeje në Farkë, “analist”. Gjatë vizitës ku shkoi për të dorëzuar çelësat e e shtëpive të rindërtuara, 4 familjeve në Farkë, kryeministri u prit me “përshëndetjen” e qenit të shtëpisë, i cili nisi të lehte sapo pa Ramën. Për t’ja kthyer, kryeministri e quajti “o analist”, ndërsa i tha familjes që kështu kanë edhe komente dhe analiza. 

Edi Rama: Si jeni? Mirëse ju gjetëm… Cfarë ke mor çfarë ke (qenit)?

E paskeni një analist në shtëpi, ju jep komentet e ditës…

Kryefamiljari: Na lë edhe natën pa gjumë…

Edi Rama: Edhe natën pa gjumë ëëë? Ce pyet mo çe pyet…

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri e barazon analistin me një qen. Vitin e shkuar më 10 dhjetor 2019, kur inspektonte vendosjen e banorëve në shtëpi dhe çadra pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Rama e quajti qenin e shtëpisë, analist. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama quan analistet qen edi rama rama quan analistet qen

Sondazh

Poll