Politike

“Do i trajtojmë me psikologë”/ Evis Kushi flet pas deklaratës për nxënësit që morën pjesë në protestë: Po shp

16 Dhjetor 2020, 07:34 Nga DOSJA
“Do i trajtojmë me psikologë”/ Evis Kushi flet pas

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka folur pas reagimeve të shumta në lidhje me deklaratën ku tha se fëmijët që protestuan do të trajtohen me psikologë. Në një postim në Facebook ajo ka thënë se është fyer shumë nga të rinjtë për një deklaratë që është keqinterpretuar.

Më tej, ajo tha se mban përgjegjësi për çdo fjalë të thënë nga goja e saj dhe se nuk rri dot pa i përgënjeshtruar të gjitha shpifjet kundër saj. Ndër të tjera ajo shkroi se i vlerëson shumë protestat paqësore pasi ato përfaqësojnë një kauzë të fortë. Ndërkohë që ka dalë kundër dhunës në protesta dhe kundër përdorimit të fëmijëve pasi këta të fundit duhet që të edukohen me vlera dhe parime.

“Në rrjetet sociale kam lexuar sot disa postime ku pretendohet se unë jam shprehur në media kundër protestuesve me disa epitete që e kam të vështirë t’i shkruaj këtu sepse nuk janë asnjëherë pjesë e fjalorit tim. Jam mësuar gjatë gjithë jetës të mbaj përgjegjësi për cdo deklaratë e fjalë të thënë nga goja ime, por aq më tepër tani përgjegjësia është edhe më e madhe sepse përfaqësoj institucionin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Prandaj, nuk mund të rri pa përgënjeshtruar sa herë shpifet ndaj meje, apo sa herë keqcitohem, me apo pa dashje. Në çdo intervistë jam shprehur se i vlerësoj protestat si një ndër arritjet tona më të mëdha, e sa më e qetë e qytetare protesta, aq më e fortë kauza e saj. E ndërkohë pa dyshim jam shprehur kundër dhunës në protesta, kundër dëmtimit të pronës publike e private, e sidomos kundër keqpërdorimit të fëmijëve nëpër protesta. Për këta kemi të gjithë detyrimin që t’i edukojmë me vlerat më të mira të demokracisë, qytetarisë, paqes dhe tolerancës,” ka shkruar ajo.

Pak ditë më parë, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se nxënësit, të cilët morën pjesë në protestën zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës do të identifikohen dhe sipas saj ato të trajtohen me psikologë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike evis kushi protesta per klodian rashen evis kushi protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll