Politike

Të rinjtë në protestë për vrasjen e Klodian Rashës/ Lleshaj: Keqpërdorim i fëmijëve në protesta duhet të marrë fund,

15 Dhjetor 2020, 21:16 Nga DOSJA
Të rinjtë në protestë për vrasjen e Klodian

TIRANË- Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj ka thënë se protesta për Klodian Rashën si dhe përfshirja e fëmijëve tek këto të fundit duhet parë me shumë vëmendje nga prokuroria. Ndër të tjera ai ka shtuar keqpërdorimi i fëmijëve duhet të marrë fund dhe se prokuroria duhet të hetojë.

I pyetur në lidhje me akuzat që kryeministri Edi Rama ka lëshuar ndaj presidentit Ilir Meta, Lleshaj, i cili ishte i ftuar në emisionin “News24” ka thënë se nuk preferon që të jap asnjë përgjigje në lidhje me këtë temë.

“Përgjithësisht jam përmbajtur nga deklarimet lidhur me presidentin e republikës. Ndonëse ai nuk është përmbajtur deri në çastin e parë të nominimit tim. Dua ta kursej përgjigjen, për arsye etike. Në respekt të kësaj kulture shtetërore po përmbahem. Aktivizimi i fëmijëve në këto protesta është episod i rrezikshëm. Një plan është; kush e bëri drejtpërdrejtë. Prokuroria duhet të hetojë. Nëse ne arrijmë që të heqim këtë instancën e fundit të dinjitetit dhe të fusim fëmijët në protesta, i kemi vënë flakën këtij vendi. Kush janë ata që e kanë iniciuar, ideuar, toleruar, kjo është çështje që duhet të analizohet në dy mënyra, në aspekt shoqëror dhe hetimor. Dëgjoj shumë që e nxisin këtë situatë me një papjekuri ekstreme.”, tha Lleshaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll