Politike

“Refuzoi të vendosi lule tek varri i Enver Hoxhës”/ Berisha jep deklaratën BOMBË: Mua dhe Rugovën donin të na vrisnin

15 Dhjetor 2020, 21:42 Nga DOSJA
“Refuzoi të vendosi lule tek varri i Enver Hoxhës”/

TIRANË– Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme për herë të parë ka bërë deklaratën bombë.

I ftuar në emisionin Pressing në T7, ai është shprehur se Ibrahim Rugovën në vizitën e parë që ka bërë në Tiranë janë përpjekur që ta vrasin. Ai është shprehur se ish-presidentin e Kosovës së bashku me Berishën kanë tentuar që ta ekzekutojnë dhe sipas Berishës arsyeja e vetme ka qenë se Rugova nuk vendosi lule te varri i Enver Hoxhës.

“LDK ishte frymëzim për shqiptarët. Përndryshe presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaci dhe personalitete tjera kishin dorë në nisjen demokratike të Kosovës. E dini që në vizitën e tij të parë në Tiranë, Rugova dhe mua donin të na ekzekutonin sepse ai refuzoi të vendosi lule tek varri i Enver Hoxhës. U paraqit para shqiptarëve sikur mysafir i Sali Berishës. Për fanatikët ishte shumë e rëndë. Shkurt 1991. Ka qenë takimi i parë me Rugovën”, tha ai.

 (A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ibrahim rugova sali berisha ibrahim rugova sali berisha

Sondazh

Poll