Politike

Konferenca e Kryetarëve: Sesioni parlamentar i hapur edhe pas Krishtlindjes, do miratohen akte ligjore emergjente

16 Dhjetor 2020, 08:52 Nga DOSJA
Konferenca e Kryetarëve: Sesioni parlamentar i hapur edhe pas

TIRANË- Sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente. Kjo u vendos ditën e sotme me propozim të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Plani i Veprimit që shyrtojmë sot është një dokument shumë i rëndësishëm sepse përmban gjetjet, rekomandimet, sfidat dhe masat konkrete për përshpejtimin e procesit të integrimit europian.”

Njoftimi i plotë:

Konferenca e Kryetarëve miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020.

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Plani i Veprimit që shyrtojmë sot është një dokument shumë i rëndësishëm sepse përmban gjetjet, rekomandimet, sfidat dhe masat konkrete për përshpejtimin e procesit të integrimit europian.”

Me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mbledhja vendosi që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente.

Mbledhja u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik Cisco Webex.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll