Politike

“Mallkimi” i ministrit të Brendshëm! Lleshaj i futet historisë: Çohen dhe i bien Kryeministrisë, ka qënë aty

15 Dhjetor 2020, 20:57 Nga DOSJA
“Mallkimi” i ministrit të Brendshëm! Lleshaj i futet

TIRANË– Ministri i Brendshëm në detyrë Sandër Lleshaj ka folur për të ashtuquajturin “mallkimi” i institucionit që ai drejtoi. I ftuar në emisionin “Real Story”, Lleshaj iu ‘përvesh’ historisë duke ia vënë fajin qytetarëve. 

Në fjalën e tij, ai u shpreh qytetarët janë mësuar që ta shprehin revoltën e tyre me godinat dhe nuk përballen drejtpërdrejtë palën që kanë konflikt. 

“Është ministria e Shtëpisë, ana Atlantike e botës e flas. Ne kemi një qasje që e ka origjinën e vitit 0. Ne kemi krijuar shtet në rrethana unike. Që ditën e parë, nuk e kanë dashur me lindjen e këtij shteti. Se nuk dua të hyj në histori. Çështja e sigurisë është bërë një çështje prioritare. Prandaj raporti me shtetin e ka këtë defiçit. Shumë herë zemërimi i shqiptarëve, gjithmonë pakicë, adresohet përmes shtetit. Po ta vësh re, çohen dhe në vend që t’i bien palës që kanë përballë, i bien Kryeministrisë. Është ndërtuar para se të lindim ne dhe se kemi ndërtuar ne fare. S’kemi të drejtë ta shkatërrojmë. Nuk ndodh në të gjithë botën,“-u shpreh Lleshaj. 

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll