Art&Argëtim

Një tjetër sukses nëpër botë, Angjelin Preljocaj përzgjidhet si anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura

26 Prill 2019, 09:37 Nga DOSJA
Një tjetër sukses nëpër botë, Angjelin Preljocaj

TIRANË- Të gjithë krenohemi kur dëgjojmë lajme të mira për suksesin e shqiptarëve që kanë zhvilluar karrierën e tyre jashtë trojeve. I tillë është dhe rasti i Angjelin Preljocajt, që tashmë gëzon një status më të lartë. I njohur si një koreograf i shquar në Francë, ish-ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro ka ndarë lajmin e bukur se Preljocaj është përzgjedhur si një ndër katër anëtarët e Akademisë së Arteve të Bukura në Francë.

“Lajmet e mira për artistët që Shqipërinë e mbajnë me vete janë ato që na bëjnë krenarë, por edhe flasin për Shqipërinë që kemi dhe që duam! Angjelin Preljocaj, zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura! Koreografi shqiptar që Shqipërinë e mban në zemër, ka qenë bashkëudhëtari ynë në këto vite të skenës së Baletit shqiptar, në Teatrin Kombetar te Operas e Baletit. Vellai i madh i balerinëve tanë, por dhe një mik e këshilltar i paçmuar te cilit i jam pafundimisht e personalisht mirënjohëse!
Urime me zemër nga Shqipëria jote e vogël dhe e madhe Angjelin!”,-ka shkruaj ish-ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Angelin Preljocaj ka lindur ne Francë por ai gjithmonë e ka deklaruar hapur origjinën e tij shqiptare . Koreografi ka fituar gjithë vëmendjen e duhur në artin francez, me talentin dhe punën e palodhur që e karakterizon, duke i shtuar një tjetër vlerë Shqipërisë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture angjelin preljocaj bëhet anëtar koreograf i famshëm në francë me origjinë shqiptare angjelin preljocaj bëhet anëtar koreograf i famshëm në francë me origjinë shqiptare

Sondazh

Poll