Art&Argëtim

‘Ngjarja më e rrallë e regjistruar ndonjëherë’, ja çfarë panë shkencëtarët në materien e errët

26 Prill 2019, 07:55 Nga DOSJA
‘Ngjarja më e rrallë e regjistruar ndonjëherë’,

Ky proces zgjat më shumë se një trilion herë sa mosha e universit dhe u vu re për herë të parë nga shkencëtarët. Ata kanë parë ‘ngjarjen më të rrallë të regjistruar ndonjëherë’, në një përjekje për të zgjidhur misterin e materies së errët.

Ky zbulim u bë nga një instrument i veçantë, i ndërtuar për të gjurmuar materien e errët dhe grimcat më të pakapshme në univers. Ngjarja e rëndësishme ishte zbërthimi radioaktiv i ksenon-124.

“Ne e pamë këtë zbërthim të ndodhte, është procesi më i gjatë dhe më i ngadalshëm që është vërejtur drejtpërsëdrejti, dhe detektori jonë ishte mjaft i ndjeshëm për ta matur atë”,-tha Ethan Brown, profesor fizike dhe bashkëautor i studimit.

Hulumtimi erdhi nga bashkëpunimi XENON, i cili drejton një instrument të njohur si XENON1T. Ky është një rezervuar prej 1,300 kilogramësh, i cili mund të mbrohet nga rrezet kozmike duke u varrosur në ujë, 1,500 metra poshtë maleve të Gran Sasso-s në Itali.

Ky studim drejtohet nga shkencëtarët që kërkojnë materie të errët, që është pesë herë më e madhe sesa lënda e zakonshme, por nuk është vërejtur kurrë drejtpërdrejtë. Ata shpresojnë ta studiojnë duke shikuar për copëzat e vogla të dritës që krijohen kur grimcat godasin ksenonin brenda detektorit.

Këto ndërveprime që shkencëtarët panë, kur një proton brenda bërthamës së një atomi ksenon ndryshoi një neutron dëshmoi një ngjarje shumë të rrallë e cila quhet “kapje e dyfishtë e elektronit”.

Kjo mund të ndodhë vetëm kur dy prej këtyre elektroneve janë pranë bërthamës, pikërisht në kohën e duhur dhe është e rrallë.

Zbulimi i lejon shkencëtarët të shohin gjysmën e jetës së izotopit të ksenoneve drejtpërsëdrejti, duke parë rënien e tij radioaktive ashtu siç ndodh. Sipas hulumtuesve një arritje e tillë kurrë nuk ka qenë e mundur më parë.

Marrë dhe përshtatur nga: INDIPENDENT

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete materia e errët ngjarje e rrallë shkencëtarët zbulim materia e errët ngjarje e rrallë shkencëtarët zbulim

Sondazh

Poll