Art&Argëtim

Zbulohet shpella e veçantë në Gramsh, eksploruesit italianë kanë rrëfyer detaje

26 Prill 2019, 09:16 Nga DOSJA
Zbulohet shpella e veçantë në Gramsh, eksploruesit

GRAMSH- 420 metra nën nivelin e detit u eksplorua një nga shpellat më interesante në Kabash, në rrethin e Gramshit. Kjo shpellë është eksplorua një vit më parë, por u vizitua përsëri nga ekipi italian i eksploratorëve, të cilët duket se tashmë nuk vijnë vetëm për turizëm detar.

Ata bënë të mundur marrjen e disa kampioneve nga brendësia e grykës në mënyrë që të analizohen. I gjithë ekplorimi u bë me kujdes të madh, zbathur në mënyrë që të shmangej sa më shumë ndotja e zonave të paprekura. Sigurisht që ky gjest human është për t’u theksuar pasi tregon përkujdjesjen që të huajt kanë për këto pasuri natyrore.

“Ka përfunduar misioni i pestë i eksplorimit të shpellave në Shqipëri. Ky mision ishte planifikuar të realizohej nga data 1 deri në 8 prill”,-kanë kominikuar grupi i ekploratorëve italianë.

Ekipi ka vizituar disa galeri të ngjashme përrreth Shqipërisë dhe së fundmi kanë ekploruar shpellën e Tabashit që rezulton rreth 2 km e thellë. Ata kanë marrë formacione gipsi të bardha që dëshmojnë se shpella është e formimit hipogjenik, i cili formohet nga prania e ujit sulfurik në kanionin që ndodhet aty pranë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete gramsh shpella në tabash shpellë e veçantë zbulim gramsh shpella në tabash shpellë e veçantë zbulim

Sondazh

Poll