Art&Argëtim

Shoqata “Tirona Intellectum” kërkesë Veliajt, Ramës e Metës: Të ndërtohet Muzeu i Tiranës

26 Prill 2019, 08:24 Nga DOSJA
Shoqata “Tirona Intellectum” kërkesë Veliajt, Ramës e

TIRANË- Shoqata “Tirona Intellectum” me anë të një letre i është drejtuar sot bashksië së Tiranës, Kryeministit, Presidentit dhe institucioneve të tjera ku kërkojnë krijimin e një muzeu për Tiranën.  Ata kanë kanë renditur një sërë arsyesh që sipas tyre është i nevojshëm krijimi i muzeut për Tiranën dhe shtojnë jemi i vemti kryeqytet në Evropë që nuk e kemi një të tillë.

Kjo kërkesë është bërë publike në një postim në Facebook nga Mirela Bogdani e cila shprehet se kjo është vetëm fillimi. “Objektivi i parë i “Tirana Intellectum” kërkesa drejtuar autoriteteve lokale dhe qëndrore për ngritjen e një Muzeu të Tiranës”, shkruan anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Sipas tyre ka ende mjaft godina, akoma të pashkatërruara, që plotësojnë kushtet dhe janë pjesë e memories të qytetit të Tiranës. Në letër rendihet disa nga godiant e vjetra të Tiranës që ndodhet në zonën rreth kalasë, të cilat mund të tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

Shoqata “Tirona Intellectum” është krijuar në nëntor të vitit të kaluar nga disa përfaqësues të familjeve autoktone tiranse. Themeluesit e kësaj shoqate janë: Prof As. Mirela Bogdani, Dr. Mirela Tabaku, Ing. Rudina Llagami, Prof. As. Enkelejda Gjinali, Ilir Mulleti, Sevim Arbana, Dott. Ing. Ardian Llagami, Ela Zela, Dr. Dashamir Vaqarri dhe Prof. Mira Farka.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture bashkia tirane edi rama mirela bogdani muzeu i tiranes presidenti ilir meta shoqata tirona intellectum bashkia tirane edi rama mirela bogdani muzeu i tiranes presidenti ilir meta shoqata tirona intellectum

Sondazh

Poll