Art&Argëtim

Arben Kumbaro provokon artistikisht me “Ëngjëjt e Amerikës”

26 Prill 2019, 08:10 Nga DOSJA
Arben Kumbaro provokon artistikisht me “Ëngjëjt e

Vepra shumëdimensionale e gjithëpërfshirëse e Tony Kushner, “Ëngjëjt e Amerikës”, është një projekt i vjetër i regjisorit Arben Kumbaro, për të cilën ka hezituar ta sjellë para publikut shqiptar, e tashmë do të vijë premierë në Arturbina.

“E ndava mendjen që duhet t’ia prezantoja publikut shqiptar, në realitetin shqiptar. Është një shfaqje shumë dimensionale. Padyshim në qendër të saj ëdhtë një pjesë e komunitëtit homoseksual të New York-ut, por ky është sfondi ky zhvillohen ngjarjet në fakt. Realisht aty flitet për fenë, flitet shumë për politikën, për të majtën, për të djathtën, aty flitet për Zotin, raportin me njeriun, me sensin e jetës, me personazhe që janë në buzë të vdekjes sepse janë të sëmurë nga sida, dhe shumë gjëra të tjera”, thotë regjisori, Arben Kumbaro.

Në intervistën për News 24, regjisori Kumbaro shprehet se nëse publiku e pranon problematikën e kësaj shfaqjeje, atëherë do të jetë shenjë emancipimi.

“Jam i bindur që njerëzit do kuriozohen. Une them se shfaqja le shume gjurmë te publiku, edhe pasi del nga salla”, shton Kumbaro.

Konsideruar si  vepra më ambicioze e dekadave të fundit e dramaturgjisë botërore, “Ëngjëjt e Amerikës” ka karakter provokativ. Shfaqja ka përmbajtje eksplicite të papërshtatshme për publikun nën 16 vjeç!

“Një vepër që nuk provokon nuk është art. Njeriu bën diçka për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe e bën atë në mënyrë të atillë qe t’i thërrasë të tjerët për idetë qe ai do të promovojë. Padyshim provokimi është Por Nuk ka asgjë agresive, të dhunshme, banale. Çdo gjë është ndërtuar në formë të përkryer artistike. Unë them që e meritonte publiku shqiptar qe t’i prezantoja këtë pjesë, por edhe për të raportuar veten në nivel borëror”, shton më tej regjisori.

Shfaqja, si një apel artistik për tolerancë, mirëkuptim, paqe, për të kuptuar botën ku jetojmë më mirë, dhe diversitetin vjen premierë në datat 27 dhe 28 prill.


Burimi: BallkanWeb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture arben kumbaro ëngjëjt e amerikës provokon arben kumbaro ëngjëjt e amerikës provokon

Sondazh

Poll