Art&Argëtim

Një mjeshtre seksi, Renee Zellweger merr rolin krysor në Netflix në ditëlindjen e saj të 50-ë

26 Prill 2019, 07:24 Nga DOSJA
Një mjeshtre seksi, Renee Zellweger merr rolin krysor në Netflix

Fituese e çmimit Golden Globe tre herë rresht, Renee Zellweger do të festojë ditëlindjen më të bukur të jetës së saj. Në 50 vjetorin e saj të lindjes aktores i është besuar roli kryesor në filmin What/If, i cili mund të quhet roli i parë kryesor televiziv.

Në vitin 2010 aktorja, pas një periudhe të gjatë pune intensive, mori një pushim të gjatë, ku ju përkushtua jetës së saj personale. Ajo u rikthye në vitin 2016 ku luajti në filmin ‘Bridget Jone’s baby’, dhe komunikoi se kishte ardhur momenti t’i përkushtohej përsëri karrierës së saj.

Që nga rikthimi i saj në vitin 2016-ë, Zelleweger ka realizuar 5 filma dhe pritet që me 27 shtator të godasë sërish, tashmë me një rol kryesor ku shfaqet si një eksperte seksi në rolin e parë të saj, kryesor.

Sezoni i parë i serisë me dhjetë episode shfaq aktoren Zellweger si Anne, një grua misterioze që i bën një ofertë fitimprurëse, por të dyshimtë të porsamartuarve të San Franciskos!

Marrë dhe përshtatur nga: PEOPLE

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktore mjeshtre seksi netflix renee zellweger rol kryesor aktore mjeshtre seksi netflix renee zellweger rol kryesor

Sondazh

Poll