Sport

VIDEO/ Leo Mesi si Pele, “Pleshti” barazon legjendën braziliane…

14 Dhjetor 2020, 11:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Leo Mesi si Pele, “Pleshti” barazon legjendën

SPANJE – Kjo pritej, statisticienët rrinin me laps në dorë. Ndeshja Barcelona-Levante, e vlefshme për javën e 13-të të La Liga, ka marrë vlera historike për futbollin ibreik dhe më gjërë. Goli i shënuar nga Leo Mesi (76’), jo vetëm i dha një trepikësh me mjaft vlerë Barcelonës, por e ngjiti “Pleshtin” argjentinas në majën e futbollit botëror.

Goli i shënuar prej tij ndaj Levantes ishte i 642-ti me fanelën e Barcelonës, duke barazuar në këtë mënyrë, as më shumë e as më pak por “mbretin” e futbollit, brazilianin Pele, i cili po kaq rezulton të ketë shënuar me skuadrën e Santosit.

Përmirësimi i këtij rekordi nga Mesi është thjeshtë çështje kohe. Gjithsesi, edhe nëse ai mund të largohet sezonin e ardhshëm nga “blaugranët”, Mesi do të kujtohet përjetësisht jo vetëm nga klubi i Barcelonës, por edhe nga futbolli botëror si futbollisti që ka shënuar më tepër gola me fanelën e një skuadre futbolli.

Argjentinasi me numri dhjetë është vënë tani në ndjekje të një tjetër rekordi katalan që mbahet nga Ksavi Hernandez, si lojtari që ka zhvilluar 767 ndeshje me fanellën e Barçës, ndërkohë që aktualisht Mesi ndodhet në kuotën e 746 ndeshjeve të luajtura me fanelën “blaugrana”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona java 13 e la liga ksavi hernandez legjenda pele levante lionel mesi pleshti barcelona java 13 e la liga ksavi hernandez legjenda pele levante lionel mesi pleshti

Sondazh

Poll

Sport 13 Dhjetor 2020, 20:36

VIDEO/ Hernandez nuk lejon Milanin të humbasë

 ITALI – Ka nisur menjëherë me gol ndeshja mes Milanit dhe Parmës në “San Siro”. Por ndryshe nga çfarë mund të pritej është skuadra mike ajo, e cila...

Sport 13 Dhjetor 2020, 21:36

Lamtumira e Otto Bariç! Duka: Ekspert dhe mik

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të Kombëtares, Otto Baric. Në mesazhin e publikuar në pro...

Sport 13 Dhjetor 2020, 18:44

VIDEO / Juventusi nuk ndalet, mund Xhenoan 3-1

ITALI – Juventusi vazhdon me ritmin e mesjavës së Champions Leagues edhe në kampionatin italian. Bardhezinjtë në këtë javë të 11-të të kampionatit kanë mu...