Politike

“Jam admirues i protestës”/ Berisha: Akuzat e Ramës më nderojnë, në Shqipëri George Floyd ishte Enea Ftoi

14 Dhjetor 2020, 20:50 Nga DOSJA
“Jam admirues i protestës”/ Berisha: Akuzat e Ramës

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, u ëhstë përgjigjur akuzave që ka bërë Rama se  është organizator i protestave rinore.

I ftuar në Çim Peka Live, Berisha ka përshëndetur të gjithë të rinjtë që kanë marrë pjesë në protestën për vrasjen Klodian Rashës duke shtuar se është akuzat që i bën Rama e nderon. Ndër të tjera, ish-kryeministri ka thënë se Klodian Rasha nuk është George Floyd-i shqiptar por Enea Ftoi, pasi ky i fundit, u mbyt në komisariat.

“Shfrytëzoj rastin të përshëndes me nderimin më të madh të gjithë ata qindra-mijëra të rinj që mbushën rrugët dhe sheshet e Tiranës për drejtësi dhe për protestë kundër ekzekutimit shtetëror me plumba pas shpine të 25-vjeçarit. U them se keni mbrojtur nderin e shoqërisë shqiptare. Keni bërë një shërbim shumë të çmuar për vendin tuaj. Jeni treguar trima dhe të pamposhtur ndaj një regjimi që drejtohet nga biri i një xhelati, nga një regjim që ju ka qëlluar me gaz lotsjellës dhe ujë. Dua të theksoj se akuzat e Edi Ramës vetëm më nderojnë. Unë do kisha nder të madh që të isha organizator apo frymëzues i tyre. Unë e di që nuk jam, por jam admirues i madh i tyre. Ata nuk i morën kujt leje, por nderuan veten e tyre. Nga viti 2013 deri më sot, kush është dënuar nga njerëzit me uniformë pse u kanabizua Shqipëria? Kush është dënuar për krimin e shëmtuar elektoral? Klodian Rasha nuk është George Floyd. Enea Ftoi është George Floyd shqiptar. Askush nuk çau kokën për të vetëm pse ishte rom. Racistët shqiptarë e mbytën në komisariat dhe e nxorën veten të pafajshëm. Në shtetin policor, policia ka pasion vrasjen,” tha Berisha.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll