Politike

‘Shoqe shkolle me Edi Ramën’/ ‘Mimoza llastica’ tregon për të shkuarën: S’kam më marrëdhënie me të. PS është

14 Dhjetor 2020, 19:10 Nga DOSJA
‘Shoqe shkolle me Edi Ramën’/ ‘Mimoza llastica’

TIRANË– Aktorja shqiptare Zhaklina Dhimojani Blättler e njohur për rolin e saj si personazhi i “Mimoza llasticës”, e cila ka qenë komshi me Kryeministrin, ka deklaruar se tashmë nuk ka marrëdhënie me të.

Në një lidhje direkte në emisionin “Ftesë në 5”, aktorja ka treguar se për të, Partia Socialiste është më progresivja.

Nuk ka ndonjë marrëdhënie. Rrugët tona janë ndarë shumë shpejt. Unë bëj pjesë në Këshillin Bashkiak të partisë që ai përfaqëson, që për mua është partia më progresiste. Ndoshta ideja për t’u bërë pjesë aty është mbështetur nga ai për t’u bërë pjesë e partisë. Ky është raporti ynë”, është shprehur ajo.

Gjatë kësaj interviste, Zhaklina u shpreh gjithashtu se do t’i futet politikës. Ajo u shpreh se ka dërguar videon e saj në platformën “Deputeti që duam”, të nisur nga Partia Socialiste.

Aktorja tregoi se ka shumë për të punuar dhe se shpreson që të jetë pjesë e të spikaturve për t’u bërë pjesë e fushatës për 2021.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama zhaklina dhimojani blättler edi rama zhaklina dhimojani blättler

Sondazh

Poll