Politike

‘Venecia’ për Kodin Zgjedhor/ Damian Gjiknuri: U rrëzuan pretendimet e opozitës, palët e barabarta në zgjedhje

14 Dhjetor 2020, 16:10 Nga DOSJA
‘Venecia’ për Kodin Zgjedhor/ Damian Gjiknuri: U rrëzuan

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili ishte përfaqësuesi i PS-së në takimet e Këshillit Politik, që u mor me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është shprehur lidhur për rekomandimet e Komisionit të Venecias. Në një intervistë për ReportTV, Gjiknuri u shpreh se gjetjet e ‘Venecias’ treguan se asgjë thelbësore nuk është bërë në ndryshime në kod, pra sipas tij nuk janë krijuar avantazhe dhe disavantazhe.

Gjiknuri u shpreh se opozita e kishte humbur edhe këtë betejë, duke u shprehur se kishte edhe kritika për maxhorancën si përshembull mungesa e kompromisit me disa parti opozitare.

“Ne ishim të bindur që Venecia nuk do të gjente asgjë thelbësore negative. Së pari konfirmoi atë që ne e kishim thënë, që nuk kishte cenim të stabilitetit ligjor elektoral. Të gjitha ndryshimet nuk ishin thelbësore. Së dyti ‘Venecia’ tha të gjitha ndryshimet janë në përputhje me standardet dhe asgjë nuk preku sistemi. Nuk krijoi avantazhe dhe disavantazhe për njërën apo tjetrën palë. Nuk cenoi asnjë standard ndërkombëtar. Edhe implementimi i hapjes së listave është një praktikë që e gjen në shumë vende dhe këtë e konfirmon edhe ‘Venecia’. Konfirmoi se çështja e koalicioneve zgjedhore nuk krijon disavantazhe dhe është në përputhje me standardet. Kjo ishte një gjetje e rëndësishme sepse e gjithë kauza e opozitës për të anatemuar atë që bëri mazhoranca qëndronin në këto pika. Natyrshëm patëm edhe kritika për disa çështje që ishte si pasojë e kompromisit me disa parti opozitare në parlament, siç ishte ndryshimi për kandidimin e kryetarëve në deri 4 zona zgjedhore. Tjetër e rëndësishme ishte që nuk duhet të ketë më ndryshime para zgjedhjeve dhe që të gjitha palët të bashkëpunojmë për implementimin e këtij kodi zgjedhor. Gjithashtu u vlerësua mekanizmi i pragut brenda listave të hapura. U quajt si një model shumë i mirë për të mbrojtur kuotat zgjedhore. U quajt një hap shumë i mirë për të mbrojtur kuotat zgjedhore. Vetë palët e njohin këtë sistem pasi në vitin 2017 Basha dhe Rama pranuan me konsensus që të hyjnë pa koalicione zgjedhore. Çështja e koalicionit është e tillë që të dyja palët duhet të luajnë me numër të barabartë lojtarësh. Lista duhet të jetë e njëjtë dhe kjo është barazia e palëve. Në unë kam 12 kandidatë në Vlorë edhe pala tjetër duhet të ketë numër të tillë kandidatësh. Çdo gjë tjetër ka qenë spekulim politik. Më vjen keq që opozita prapë dështoi në një betejë të kotë. Më mirë të organizohen dhe të fitojnë zgjedhjet në prill”, tha Gjiknuri.

Kujtojmë se tre ditë më parë Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe ato në Kodin Zgjedhor. Në dokument theksohej se ndryshimet e bëra shkelnin parimin e praktikave të mira zgjedhore. Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 5 tetor ndryshimet në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro, 15 kundër dhe 6 abstenim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri ilir meta komisioni i venecias ndryshimet kushtetuese damian gjiknuri ilir meta komisioni i venecias ndryshimet kushtetuese

Sondazh

Poll