Politike

Gjiknuri tregon ‘pikën e dobët’ të Ramës: Është i lidhur me Vlorën, kjo mazhorancë e bëri qytet, investuam

14 Dhjetor 2020, 16:20 Nga DOSJA
Gjiknuri tregon ‘pikën e dobët’ të Ramës:

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri pretendon se PS është në avantazh për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një intervistë për Report Tv, ai u shpreh se socialistët ishin në avantazh sipas sonazheve, megjithatë shtoi se ka ende kohë deri në datën e zgjedhjeve. 

“PS do të bëjë sajën. Elektorati është ai që vendos. Ne mendojmë se kemi avantazh për shkak të asaj që përfaqësojmë dhe mënyrës si kemi qeverisur me të mirat dhe të këqijat. Të gjitha sondazhet dhe të gjitha të dhënat tregojnë se PS kryeson. Zgjedhjet janë në prill, kemi kohë akoma,”- tha ai.

I pyetur për objektivin e tij në Vlorë, ku edhe kandidoi si deputet, Gjiknuri tha se PS e ktheu në qytet, të dytin më të jetueshëm pas Tiranës. Sipas tij, e gjitha ka ardhur se Rama është vetë shumë i lidhur me qytetin. 

“Vlora mbi të gjitha, e thonë vetë vlonjatët, u bë qytet. Nuk ka qenë qytet para 2013-s, ku askush nuk duhet të kalonte. Pas Tiranës sot është bërë qyteti më i jetueshëm. Me infrastrukturën që ka bërë qeveria është bërë qytet shumë i mirë. Natyrshëm për vlonjatët ka qenë një avantazh nga pasja e një Kryeministri të lidhur me Vlorën. Për vlonjatët Qeveria Rama ka bërë shumë,”- shtoi Gjiknuri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri edi rama vlore damian gjiknuri edi rama vlore

Sondazh

Poll