Politike

“Populli e ka shkarkuar Ardi Veliun”/ Bojken Abazai: Qeveria ta shkarkojë, ta hetojë dhe ta arrestojë!

14 Dhjetor 2020, 15:02 Nga DOSJA
“Populli e ka shkarkuar Ardi Veliun”/ Bojken Abazai: Qeveria ta

TIRANË– Drejtuesi i Lëvizjes VetëVendosje në Tiranë, Bojken Abazi ka reaguar pas protestave masive të zhvilluara në kryeqytet, por jo vetëm, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha  nga një efektiv policie.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Abazi shkruan se Ardi Veliu tashmë është i shkaruar pas 5 ditësh protesta nga qytetarët.

Ndër te tjera, ai shkruan se këtë vendim të popullit, qeveria duhet ta zyrtarizojë duke e shkarkuar dhe arrestuar kreun e Policisë së Shtetit.

Postimi i plotë:

Pas 5 ditësh protestash në Tiranë dhe në shumë qytete të Shqipërisë, një gjë është bërë shume e qartë, Ardi Veliu është i shkarkuar. Populli e ka shkarkuar Ardi Veliun. Populli ka vendosur vetë, ka vetëvendosur. Pritet vetëm që qeveria këtë vendim të popullit ta zyrtarizojë duke bërë shkarkimin, hetimin, deri në arrestimin e tij. Ajo çfarë i ka bashkuar njerëzit në këtë protestë ishte vrasja e Klodian Rashës në pragun e derës së shtëpisë dhe pas këtij krimi, tentativa për një tjetër krim institucional: mashtrimi dhe manipulimi i Policisë për të mbuluar vrasjen. Ardi Veliu po qëndron në krye të Policisë me dhunë, dhe këtë gjë qytetarët nuk e tolerojnë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardi veliu boiken abazi protesta per klodian rashen ardi veliu boiken abazi protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll