Politike

Gara për ‘Kushtetuese’/ KED dërgon emrin e Altin Binajt në Kuvend! Yuri Kim: Sapo Presidenca të emërojë kandidatin e s

14 Dhjetor 2020, 15:07 Nga DOSJA
Gara për ‘Kushtetuese’/ KED dërgon emrin e Altin Binajt

TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka çuar në Kuvend për miratimin emrin e gjyqtarit Altin Binaj, kandidat për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është marrë pasditen e sotme në mbledhjen e KED-së, ku ishin pjesëmarrës përfaqësues të Avokatit të Popullit, përfaqësuesi i presidentit dhe kryetarit të Kuvendit.

Binaj kandidoi për një vend në KED pas shpalljes së vakancës së shpallur më 24 shtator të këtih viti, dhe në bazë të hetimeve të kryera, ai i plotëson kushtet për të qënë një prej anëtarve të Gjykatës Kushtetuese. Emri i Binajt do të votohet në Kuvend ditën e enjte që do të jetë dhe seanca e fundit parlamentare për këtë vit.

Lidhur me aprovimin e tij, ka reaguar edhe ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila në një postim që ka bërë në rrjetet sociale është shprehur e vendosur se këtë javë në vendin tonë do të ketë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për një gjykatë funksionale.

Ndërkohë që në garë për vendin vakant janë edhe kandidatë të tjerë, si gjyqtarja Sonila Bejtja, Aleksandër Toma dhe Zhaklina Peto, e cila u rikthye në garë pak ditë më parë pas një vendimi të marrë nga Gjykata Administrative.

Në fillim të këtij sesioni parlamentar, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u zotua se brenda vitit do të përfundonte edhe mbushja e vakancave në Kushtetuese, për të plotësuar kështu edhe një prej kushteve të vendosura për çeljen e negociatave.

Ndërsa ambasadorët e huaj, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, teksa fundi i vitit po afron, filluan “presionin” për funksionalitetin e Gjykatës. Aktualisht Kushtetuesja ka në përbërjen e saj Vitore Tushën, Elsa Toskën, Marsida Xhaferllari, dhe Fiona Papajorgjin.

(a.k/k.m/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike altin binaj gjykata kushtetuse ked altin binaj gjykata kushtetuse ked

Sondazh

Poll