Politike

Berisha për vrasjen e Klodian Rashës: Rama bëri zgjedhje kanunore, gjaku ose merret, ose paguhet me para

14 Dhjetor 2020, 20:26 Nga DOSJA
Berisha për vrasjen e Klodian Rashës: Rama bëri zgjedhje

TIRANË– Ish- Kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e Ramës, i cili tha se vrasja e Klodian Rashës ka qenë aksientale si dhe pensionin që i ka dhënë qeveria familjes Rasha.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Berisha ka thënë se Kryeministri ka bërë zgjedhje kanunore duke pasi sipas tij në kanun gjaku ose mirret ose paguhet.

ndër të tjera ai thotë se një veprim të tillë nuk duhet ta bëjë në asnjë mënyrë një qeveri duke shtuar se kjo e fundit duhet të përgjigjet për një vrasja shtetërore.

“Gjaku ose mirret ose pagueht me para. rama zgjodhi ta paguajë me para, kjo është një vrasje e dytë. Vrasjen e transfrormoi në aksident  dhe mbuloi ngjarjen me para. Edi Rama bëri zgjedhjen kanunore, duke e quajtur aksident unë kamë nxjerrë të pafajshëm vrasësin duke e quajtur aksident vdekjen e Klodianit. Është vrasje shtetërore, ti duhet t’i përgjigjesh viktimës. Nëse ndodh pa dashje shteti paguan. Vendimi i gjykatës është marrë që sot, gjykata është e detyruar, nëse qeveria e shpall aksident gjykata nuk ka të drejtë të shkojë më tej.  Unë të jap paratë për gjakun dhe unë të jap atë që dua unë vetë . Një qeveri nuk bën kurrë  një veprim të tillë.”-tha ai. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll