Art&Argëtim

Revista gjermane shkruan për Nik Xhelilajn: Si u bë i famshëm aktori shqiptar?

25 Prill 2019, 12:30 Nga DOSJA
Revista gjermane shkruan për Nik Xhelilajn: Si u bë i famshëm

Nik Xhelilaj aktori shqiptar i njohur tashmë në skenën e filmit në Turqi, Gjermani.

Aktori shqiptar ka spikatur në fushën e kinematografisë si fillim në Gjermani me role të ndryshme, ku suksesi dhe fama bëri që emri i tij të shkonte përtej kufijve, në Turqi, ku pak muaj më parë përfundoi xhirimet e filmit ‘Nefes Nefese’ (Pa Frymë) me kastin e njohur të aktorëve turq, Uğur Yücel, Şükrü Özyıldız, Melisa Şenolsun etj.

Prestigjozja gjermane “Glamour Germany” së fundmi ka publikuar një shkrim për aktorin shqiptar, ku shkruhet se si ai arriti të bëhej i famshëm në Gjermani. Gjithashtu kanë realizuar setin fotografik në ngjyrat bardhezi, ku Nik shfaqet shumë serioz dhe seksi.

Ja çfarë shkruhet për Nik Xhelilajn:

Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-ën për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’. Ai ka rrëfyer se profesori i tij në kolegj i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani për publikun vendas duhet të punosh shumë fort. Sipas tij publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”.- shkruan revista gjermane,’Glamour’.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz mediat gjermane per nik xhelilajn mediat ne gjermani nefes nefese nik xhelilaj mediat gjermane per nik xhelilajn mediat ne gjermani nefes nefese nik xhelilaj

Sondazh

Poll