Art&Argëtim

Pak muaj pas dasmës ‘sekrete’, Rona Nishliu në pritje të ëmbël

25 Prill 2019, 11:55 Nga DOSJA
Pak muaj pas dasmës ‘sekrete’, Rona Nishliu në pritje

Pasi kurorëzoi dashurinë e saj me partnerin e zemrës, Florin, në një ceremoni shumë ‘sekrete dhe të fshehtë’, Rona Nishliu e tregoi arsyen pse e morën këtë vendim pak ditë më parë. Ajo zgjodhi këtë mënyrë që të ruante momentin vetëm me familjarët e saj, larg syrit të medias.

Rona Nishliu, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të ndarë lajmin emocionues me të gjithë. Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ndau me të gjithë lajmin e shtatzënisë. Në promovimin e albumit të saj të ri me titull “Mindil”, i cili përmban elementë të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Rona ka shkruar në kopertinën e albumit një dedikim të veçantë se shumë shpejt do të bëhet nënë dhe se ky album i dedikohet fëmijës që pritet të vijë në jetë pas pak muajsh.

“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale. Pas dëgjimit të këngëve të mia, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etj. Jam falenderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin”,-shkruhet në kopertinën e albumit të Rona Nishliut.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kengetarja ne pritje te embel rona nishliu kengetarja ne pritje te embel rona nishliu

Sondazh

Poll