Aktualitet

Prej 6 muajsh nën vëzhgim! Finalizohet operacioni antidrogë në Vlorë, urdhër-arreste për 41 persona, mes tyre gjashë pol

14 Dhjetor 2020, 09:00 Nga DOSJA
Prej 6 muajsh nën vëzhgim! Finalizohet operacioni antidrogë

VLORË–Në kuadër të një operacioni antidroge i cili ka 6 muaj që është nisur, janë lëshuar rreth 41 urdhër-arreste për trafikim të lëndëve narkotike dhe kultivim. Operacioni i kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, forcën e posaçme “Shqiponjat”, Komisariatet e Policisë Vlorë, Sarandë dhe Himarë ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis.

Nga ekzekutimi i urdhër-arresteve, deri tani janë dorëzuar 41 urdhër arreste, ndërsa operacioni vazhdon ende, pasi 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, 10 të arrestuar të tjerë janë lënë në masa më të lehta sigurie, 5 me “Detyrim paraqitje” dhe 5 të tjerë me “Arrest shtëpie”.

Emrat e policëve të arrestuar pas operacionit antidrogë jane bere te ditur. Ata jane:Arjan Tase shef i komisariatit Himarë, David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme, Artur Veshaj, shef i krimeve në Himarë, Ilir Kadena, inspektor krimesh në Himarë, Alem Llanaj, punonjës policie në Himarë, I.J, punonjës policie i shpallur në kërkim. Të gjithë janë pezulluar nga detyra.

Operacioni u përqëndrua kryesisht në zonën e “Lumit të Vlorës” dhe në qytetin bregdetar. Të arrestuarit janë mbajtur prej kohësh në mbikqyrje nga Policia dhe sot është vendosur që operacioni të kryhet.

Operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave  në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjej elementë që ndihmojnë hetimin. Për të gjithë të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër arrestet e posaçëm.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni antidroge ne vlore aksioni antidroge ne vlore

Sondazh

Poll