Aktualitet

Fitoi betejën me Covid-19/ Imzot George Frendo kthehet nesër në Tiranë, do celebrojë Meshën e Krishtlindjeve

14 Dhjetor 2020, 08:48 Nga DOSJA
Fitoi betejën me Covid-19/ Imzot George Frendo kthehet nesër në

TIRANË- Imzot George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, do të mbërrijë ditën e nesërme në vend, pasi ka fituar betejën me Covid-19.

Bëhet e ditur, se ai do të celebrojë Meshën e Krishtlindjeve më 24 Dhjetor në orën 20.00.  Ndërkohë, mesha do të zhvillohet në zbatim të kushteve të pandemisë.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur,”-Ishte ky mesazhi i parë falënderues i Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku edhe u kurua.

George Frendo u infektua me Covdi-19 ditë më parë dhe u transportua në  spital në Itali, aty ku qëndroi për 33 ditë, pasi gjendja e tij u përkeqësua.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet imzot george frendo imzot george frendo

Sondazh

Poll